Lidhje

Kina, sistem raketash në ishujt e kontestuar


Kina ka dislokuar një sistem të avancuar raketash tokë-ajër në njërin prej ishujve të debatueshëm në Detin e Kinës Jugore, për të cilat ajo ka pretendime, një veprim që mundet t’i rrisë tensionet mes Pekinit dhe vendeve fqinjë.

Ministria e Mbrojtjes e Taivanit tha të mërkurën se raketat janë vendosur në Ishullin Woody, që është pjesë e grumbullit të ishujve Paracel. Pamjet e marra nga një kompani civile satelitore, të publikuara fillimisht nga televizioni amerikan Fox News, tregojnë dy bateri me tetë raketahedhëse tokë-ajër, si dhe një sistem radarësh të vendosura në plazh.

Ministri i jashtëm kinez tha se njoftimet për dislokim raketash janë krijim i disa mediave perëndimore dhe se ato nuk pasqyrojnë realitetin lidhur me aktivitetet e Kinës në Detin e Kinës Jugore.

Admirali Harry Harris, kreu i Komandës së Shteteve të Bashkuara në rajonin e Paqësorit i tha gazetarëve se dislokimi i raketave përfaqëson një “militarizim të Detit të Kinës Jugore”, pikërisht sipas modelit që presidenti kinez Xi Jinping premtoi se nuk do të ndodhte kurrë.

XS
SM
MD
LG