Lidhje

Kinë: Akuzohet për tradhëti një ish-shef policie


Ai zbuloi detajet e një skandali të madh të Partisë Komuniste për shpërdorim të pushtetit dhe marrje rryshfeti.

Media shtetërore kineze tha se një ish-shef i policisë i cili zbuloi detajet e një skandali të madh të Partisë Komuniste është akuzuar për tentavitë tradhtie, shpërdorim të pushtetit dhe marrje rryshfetesh.

Media shtetërore Xinhua tha se prokurorët në qytetin Chengdu ngritën akuza kundër Wang Lijun asi e morrën në pyetje dhe dëgjuan opinionin e avokatit të tij mbrojtës. Agjencia nuk tha se ku apo kur do të zhvillohet gjykimi ndaj tij.

Wang shërbente si shef i sigurimit publik të qytetit qendror të Chongqingut, kur ai iku në konsullatën amerikane në qytetin e afërt të Chengdusë në shkurt për të informuar diplomatët amerikanë në lidhje me një skandal vrasje që përfshinte gruan e shefit të tij të fuqishëm, Bo Xilai.

Kjo bëri që udhëheqja kineze të shkarkonte zotin Bo si kryetarin e partisë së qytetit Chongqing dhe ta nxirrte gruan e tij Gu Kailai në gjyq nën akuzat për vrasjen e një biznesmeni britanik vitin e kaluar.

Skandali zuri ngushtë partinë komuniste në pushtet ndërsa përgatitet për tranzicionin e udhëheqjes që ndodh një herë në një dekadë.

Trego komentet

XS
SM
MD
LG