Lidhje

Sulm me eksplozivë në aeroportin e Shangait


Një person me eksplozivë artizanalë plagosi tre vetë në aerportin kryesor ndërkombëtar të Shangait, para se të përpiqej të kryente vetëvrasje, thanë autoritetet.

Personi i paidentifikuar nxorri disa shishe me materiale eksplozive nga çanta e shpinës para se ta hidhte njërën prej tyre sot në një nga terminalet e Aeroportit Ndërkombëtar Pudong, thanë autoritetet lokale të Shangait.

Autori i sulmit nxorri një thikë dhe çau grykën dhe autoritetet thanë se është në gjendje kritike.

Motivet e tij nuk janë deklaruar.

XS
SM
MD
LG