Lidhje

Shqetësime dhe shpresa, pas telefonatës së zotit Trump me presidenten e Taivanit


Një këshiltar i Partisë Republikane amerikane për politikën e jashtme, mbërriti të martën në mëngjes në Taivan për një vizitë njëjavore, ku mund të takohet me presidenten Tsai Ing-wen, pasi ajo uroi për fitoren Presidentin e zgjedhur, Donald Trump në një telefonatë të premten që kaloi.

Telefonata e presidentes Tsai, u pa si një pasqyrim i pikëpamjeve luftarake të këshiltarëve të zotit Trump, që Uashingtoni duhet të ndjekë marrëdhëniet me Pekinin nga një “pozicion force”.

Stephan Yates, një misioner Mormon, mbërriti për here të parë në Taivan në nëntor 1987. Ai përdorte zakonisht autobuzat për orë të tëra për të udhëtuar nga një qytet të tjetrin.

Tre dekada më pas, shumë gjëra kanë ndryshuar. Infrastruktura e modernizuar dhe ndërtesat e shumëkatëshe mund të shihen kudo, si edhe trenat ekspres e kanë bërë transportin shumë më të lehtë. Përveç kësaj, demokracia taivaneze është konsoliduar, pas disa kalimesh paqësore pushteti.

Respekti për Taivanin

“Nëse Kina do që që vendosë një marrëdhënie të mirë me popullin e Taivanit, atëherë duhet të respektojë reformat politike dhe demokratizimin e Taivanit, nën shembullin e e e Presidentit të zgjedhur Trump”, i tha të martën Zërit të Amerikës, zoti Yates, i cili tani është kryetar i Partisë Republikane së Ajdahos.

Zoti Yates tha se nuk kishte shkuar në Taivan për të përcjellë ndonjë mesazh për presidenten Tsai, në emër të zotit Trump.

Qëndrim i rreptë ndaj Pekinit

Ndërsa biseda e zotit Trump me presidenten Tsai ka shkaktuar një protestë të ashpër nga Kina, telefonata reflekton pikëpamjet e zotit Yates dhe shumë këshlltarëve të tjerë republikanë të vijës së ashpër, që i bëjnë thirrje zotit Trump që të mbajë një qëndrim të rreptë kundër Kinës.

Zyrtarë të Ministrisë së Jashtme të Kinës biseduan me ambasadorin amerikan në Kinë, Max Baucus për të shprehur kundërshtimin e tyre.

Politika për “një Kinë" është ende në fuqi

Në Uashington, Departamenti i Shtetit tha se biseda nuk binte ndesh me me politikën amerikane për “një Kinë”.

“Me poliitkën për të njohur 'një Kinë', ne kemi pasur mundësinë të zhvillojmë marrëdhënie më të afërta me Pekinin dhe për të thelluar lidhjet tona jozyrtare me Taipein. Prandaj sipas vlerësimit tonë, ka qenë një politikë produktive, duke pasur parasysh shqetësimet shumë serioze të Pekinit në këtë rast”, tha zëdhënësi Mark Toner të hënën.

Kina pretendon se Taivani është pjesë e territorit të saj dhe nuk ka hequr dorë nga mundësia e përdorimit të forcës për ta vendosur ishullin nën kontrollin e Pekinit. Shtetet e Bashkuara i ndërprenë marrëdhëniet diplomatike me Taivanin në vitin 1979.

Takim me këshilltarët e zotit Trump në Nju Jork

Sipas njoftimeve në median e Taivanit, presidentja Tsai ka në plan të kalojë tranzit në Nju Jork, gjatë udhëtimit për një vizitë në Nikaragua në fillim të janarit para ceremonisë së betimit të zotit Trump më 20 janar. Sipas medias, ajo mund të mos takohet me zotin Trump personalisht, por ka në plan të takohet me këshilltarët e tij.

Departamenti i Shtetit tha të hënën se do të ndiqte protokollin e duhur për qëndrimin transit të presidentes Tsai.

Mesazhi i zotit Trump për Pekinin

Kongresmeni republikan, Dana Rohrabacher nga Kalifornia tha se telefonata ishte një paralajmërim diplomatik për Kinën. Zoti Rohrabacher, mendohet të jetë një nga kandidatët e mundshëm për postin e Sekretarit të Shtetit.

“Ai u tregoi diktatorëve në Pekin se nuk mund ta merrnin nëpër këmbë. Kina ka ndjekur një politikë të jashtme shumë agresive”, tha ai të hënën në një intervistë për televizionin Fox News.

Ish-ambasadori amerikan në Kombet e Bashkuara, John Bolton, që gjithashtu është kandidat për t’u bërë kryediplomati i vendit, tha se ka ardhur koha që marrëdhëniet mes Shteteve të Bashkuara dhe Kinës të transformohen, duke përmendur “pretendimet agresive dhe luftarake” të Kinës në Detin e Kinës së Jugut.

Këshilltari ekonomik i zotit Trump, Peter Navarro dhe ai i mbrojtjes, Alexander Gray, e quajtën Taivanin, “një model demokracie në Azi” dhe thanë se ishte “ndoshta partneri më i ekspozuar nga pikëpamja ushtarake i Shteteve të Bashkuara në gjithë botën”.

Të dy ata bënë thirrje për shitje masive të armëve nga Shtetet e Bashkuara për Taivanin.

Të dy këshilltarët tha se poltika për afrim me Azinë, ka qenë një dështim nën presidentin Barack Obama dhe ka krijuar kushtet për një agresion kinez në Detin e Kinës Lindore dhe atë të Jugut, sipas një artikulli të botuar në revistën Foreign Policy.

Por disa ekpertë të rajonit shprehën shqetësime.

“Veprime të tilla ka mundësi të shtojnë shpresat e Taivanit për një zhvendosje në politikën amerikane për ‘një Kinë’, që nuk ka gjasa të materializohet”, tha Bonnie Glaser, drejtore e Projektit “China Power” në Qendrën për Studime Strategjike dhe Ndërkombëtare.

XS
SM
MD
LG