Lidhje

Kinë: Hapet gjyqi ndaj disidentëve


Tre aktivistë kinezë kundër korrupsionit dalin para gjyqit sot në një çështje që thekson intolerancën e qeverisë ndaj disidentëve të hapur.

Gjykimi i Liu Ping, Wei Zhongping dhe Li Sihua po zhvillohet nën masa të rrepta sigurie në provincën jugore Jiangxi, ku të tre të pandehurit zhvilluan protestën në prill.

Vajza e Liu Ping u tha gazetarëve se ajo është e shqetësuar për fatin e së ëmës kur arriti për fillimin e gjykimit:

"Avokati na tha të mos kemi shumë shpresa, por ne ende kemi një fare besimi tek kjo çështje."

Të tre përballen me grumbullim të paligjshëm, mbledhje të turmës për të prishur rendin publik dhe përdorimin e një kulti djallëzor për të minuar ligjin. Ata janë pjesë e një lëvizje qytetare e cila ka bërë thirrje për zyrtarët të deklarojnë pasuritë e tyre personale. Të paktën 12 anëtarë të grupit janë arrestuar gjatë muajve të fundit për akvitetet e tyre.

Organizata Human Rights Watch tha se tre aktivistët janë prove për atë sesi qeveria po e trajton Lëvizjen Qytetarët e Rinj.

Presidenti kinez Xi Jingping ka bërë thirrje për shtypje të korrupsionit të zyrtarëve, duke paralajmëruar se kjo mund të kërcënojë regjimin e partisë komuniste. Por disa analistë thonë se ai ka bërë pak përpjekje që kur erdhi në post në muajin mars.
XS
SM
MD
LG