Lidhje

Kina mbështet lidhje më të mira me Shtetet e Bashkuara


Presidenti kinez Hu Gjintao po mbështet lidhje më të mira me Shtetet e Bashkuara, pas takimit me dy zyrtarët të lartë të administratës Obama. Zoti Hu pati sot bisedime me këshilltarin e Shtëpisë së Bardhë për ekonominë Lerri Samërs dhe ndihmës-këshilltarin e Presidentit Obama për sigurinë kombëtare, Tom Donilon. Takimi me presidentin kinez u zhvillua pas tre ditë bisedimesh mes dy zyrtarëve amerikanë dhe atyre të lartë kinezë. Shtëpia e Bardhë bëri një deklaratë, ku thuhej se bisedimet prekën një gamë të gjerë çështjesh, si Koreja e Veriut, Irani dhe çështje ekonomike e të sigurisë. Në deklaratë nuk thuhej në se të dy qeveritë kanë rënë dakord për rifillimin e bisedimeve ushtarake. Kina i pezulloi këto bisedime në shenjë proteste ndaj shitjes së armëve amerikane Taivanit.

XS
SM
MD
LG