Lidhje

Çokollata, me veti të mira për tensionin dhe zemrën

  • Zëri Amerikës

Çokollata, me veti të mira për tensionin dhe zemrën

Çokollata, me veti të mira për tensionin dhe zemrën

Një mollë në ditë mban mjekun larg, thotë fjala e urtë. Por a ka ndonje lidhje kjo thenie me çokollatën?

Përgjigjen e jep një studim, ku thuhet se ngrënia e një cope çokollate në ditë ul rrezikun e goditjeve në zemër dhe në tru. Shkencëtarët në Gjermani vëzhguan për 10 vjet rreth 20 mijë vetë nga mosha 35 deri 65 vjeç, dhe vunë re se ata që hanin mesatarisht 7, 5 gram çokollatë në ditë kishin tension më të ulët gjaku dhe ishin 40 përqind më pak në rrezik për t'u prekur nga një goditje në zemër ose në tru.

Ekspertët mendojnë sa arsyeja përse çokollata është e mirë për shëndetin lidhet me substancen flavonol qe permban kakaoja. Flovanola, substancë e cila gjendet edhe në perime dhe verën e kuqe, ndihmon muskujt e qelizave në enët e gjakut për t'u relaksuar dhe zgjeruar. Meqënëse çokollata e zezë përmban më shumë flavonolë, kjo lloj çokollate ka më tepër efekt. Por shkencëtarët paralajmërojnë për kujdes, sepse ngrënia e çokollatave në sasi të shumta mund të çojë në shtimin e peshës trupore, që është faktor rreziku për probleme në zemër e goditje në tru.

XS
SM
MD
LG