Lidhje

Kristin Lagard do të drejtojë Fondin Monetar Ndërkombëtar

  • Zëri Amerikës

Kristin Lagard do të drejtojë Fondin Monetar Ndërkombëtar

Kristin Lagard do të drejtojë Fondin Monetar Ndërkombëtar

Shefja e re e Fondit Monetar Ndërkombëtar po premton që ti sherbejë të gjitha vendeve anëtare të institucionit me të njëjtin fokus dhe shpirt sikurse ka bërë gjatë krizës globale financiare.

Ministrja e Financave të Francës Christine Lagarde, e cila u zgjodh si Drejtorja Menaxhuese e FMN-së të martën, tha përmes një deklerate se FMN-ja duhet të jetë e “përshtatshme, e përgjegjshme, efektive dhe e arsyeshme” në mënyrë që të ketë rritje dhe stabilitet për të 187 vendet anëtare të Fondit.

Ndërkohë ish kandidati tjetër kryesor, shefi i bankës qendrore të Meksikës, Agustin Carstens ofroi përmes një deklerate të martën urimet më të mira dhe mbështetje për zonjë Lagarde. Ai tha se shpresonte se zonja Lagarde do të ndihmojë FMN-në që të bëjë përparime kumptimplota në forcimin e drejtimit të institucionit.

Shefja e re e Fondit Monetar Ndërkombëtar , Christine Lagarde, është gruaja e parë që udhëheq institucionin kryesor huadhës që nga themelimi afro 70 vjet më parë.

55 vjeçarja Lagarde ka drejtuar Ministrinë e Financave të Francës që nga qershori i vitit 2007, duke fituar respekt të gjerë për udhëheqjen e saj gjatë krizës financiare.

Zonja Lagarde ndihmoi në drejtimin e negociatave vitin e kaluar që grumbulluan fonde nga Bashkimi Evropian dhe Fondi Monetar Ndërkombëtar për të ndihmuar vendet me borxhe të mëdha si Greqia, Irlanda dhe Portugalia.

Ish avokatja korri sukseset e para në Shtetet e Bashkuara, ku në vitin 1999 u bë drejtuesja e një firme ndërkombëtare avokatie në Chicago të shtetit Illinoi.

Ajo sherbeu në atë post deri në vitin 2005, kur u emërua në postin e parë ministror në Francë.

XS
SM
MD
LG