Lidhje

Christine Lagarde përfundon vizitën në Kinë

  • Zëri Amerikës

Drejtorja e Fondit Monetar Ndërkombëtar, Christine Lagarde mbylli sot një vizitë në Kinë, duke tërhequr vëmendjen për rimëkëmbjen globale ekonomike dhe duke vlerësuar politikat e biznesit të vendit.

Lagarde tha para një audience udhëheqësish biznesesh dhe zyrtarësh në Pekin se bota nuk ishte më në buzë të greminës, megjithatë ende ka nevojë urgjente për reforma të tjera financiare.

Ajo tha se udhëheqësit evropianë duhet të jenë vigjilentë për borxhet, të përqendrohen në zbatimin e vazhdueshëm të masave financiare dhe të ndjekin me vëmendje situatën ekonomike në Greqi.

Lagarde e cilësoi Kinën një histori suksesi në një ekonomi të pasigurt globale dhe tha se situata globale ekonomike mund të kishte qenë shumë më e keqe, po të mos kishte qenë nxitja që i jep Pekini rritjes dhe stabilitetit.

XS
SM
MD
LG