Lidhje

Krishtlindjet ofrojnë festime për të gjitha moshat


Për 30 vjet me radhë, kompania me bazë në Uashington Festimet e Krishtlindjeve ka ofruar shfaqje festive për të gjitha moshat. Në materialin në vazhdim do t’ju sjellim hollësi rreth mendimeve të artistëve dhe audiencës se pse shfaqjet e këtij sezoni janë një pjesë e rëndësishme e traditës së tyre festive.

Kompania Festimet e Krishtlindjeve është kthyer në skenë në kryeqytetin amerikan, duke festuar mbërritjen e solstikut dimror. Që prej vitit 1983, kjo kompani me bazë në Uashington ofron një vatietet të gjerë shfaqjesh festive si këngë, valle dhe dramë.

“Shfaqjet tona përmbajnë muzikë, vallzime dhe dramë, por ndjenja qendrore megjithëse quhet Festimet e Krishtlindjeve ka të bëjë me festimet e solstikut dimror, në fakt është një festim i dritës mbi errësirën”.

Greg Lewis ka qënë pjesë e trupës së kompanisë Festimet e Krishtlindjeve që prej fillimit. Këngëtari kryesor thotë se shfaqjet e Krishtlindjeve janë të njohura për bashkimin e njerzve si në skenë edhe jashtë saj.

“Shfaqjet e trupës Festimet e Krishtlijeve tërheqin audience dhe këtë e bëjnë me këngë dhe valle. Rreth 500 njerëz ngrihen dhe vallzojnë së bashku, madje dalin edhe jashtë nëse nuk është ftohtë. Pra audienca është pjesë e familjes dhe komunitetit”.

Familja është pjesë edhe e shfaqjes. Pete Behr, i cili luan rolin e një njeriu të zakonshëm në shfaqje, ka punuar për kompaninë Festimet e Krishtlindjeve për 17 vjet. 2 nipa dhe një mbesë e tij janë këtë vit pjesë e trupës.

“Për mua është kënaqësi që nuk mund ta përshkruaj me fjalë që këta të rinj të mrekullueshëm janë artistë kaq të mirë”.

Njëri prej nipave, 22 vjeçari Peter Noone ka shoqëruar punonjësit e kësaj kompanie që kur ishte 5 vjeç.

“As që nuk mund ta mendoj të mos jem pjesë e kompanisë Festimet e Krishtlindjeve, si pjesë e trupës ose e audiencës. Ajo ka qënë pjesë e gjithë jetës time”.

17 vjeçari Jason Noone ka marrë pjesë në 7 shfaqje.

“Në shfaqjet e trupës Festimet e Krishtlindjeve audienca është pjesë e shfaqjes. Në skenë ne jemi si familje, por audienca janë miqtë tanë”.

Edhe motra e tyre Katey u rrit me trupën e kësaj kompanie dhe thotë se nuk mund ta imagjinojë veten pa të.

“Nëse jam duke shikuar shfaqjen ose duke interpretuar në të, ndjej me të vërtetë ngrohtësinë e komunitetit dhe dashurinë që ata kanë për ne”.

Pikërisht kjo ndjenjë është arsyeja që familje të shumta si familja Romos vijnë këtu vit pas viti.

Ndërsa i afrohet 30 vjetorit të saj, kompania Festimet e Krishtlindjeve ka në plan të vazhdojë të tërheqë njerzit e të gjitha moshave dhe profesioneve si pjesë e një komuniteti që kapërcen çdo kufi.


XS
SM
MD
LG