Lidhje

Krishtlindja në Tiranë


Në Tiranë, mijëra besimtarë të krishterë festuan Krishtlindjen. Ata u mblodhën në kisha e katedrale për të uruar festën. Shqipëria është e njohur për tolerancën fetare.

Dhjetëra mijëra besimtarë të krishterë shqiptarë festuan sot Krishtlinjdjet, një nda ditët më të rëndësishme të fesë së tyre.

Ashtu katolikët para mesnatës edhe ortodoksët herët në mëngjes, u bashkuan pranë objekteve të tyre të kultit për të festuar lindjen e Krishtit.

Në katedralen e Shën Palit meshën ceremoniale të krishtlindjeve e drejtoi sekretari i konferencës ipeshkvnore George Frendo.

Ai u kujtoi besimtarëve se katedralja e Shën Palit gjendet përballë me muzeumin e diktatorit Enver Hoxha, i cili vrau e burgosi klerikët e shquar shqiptarë, ndaloi besimin fetar dhe shkatërroi qindra objekte kulti, duke pretenduar vrajsen e vetë Zotit.

Don Frendo drejtoi sot mesëhn e krishtlindjeve, pasi disa javë më parë ndërroi jetë Arkipeshkvi i Durrësit dhe Tiranës dhe gjithë Shqipërisë, imzot Rrok Mirdita, i cili e drejtoi kishën shqptare për mbi 20 vjet dhe për veprën e tij u kujtua mbrëmë me nderim...

Besimtarë katolikë dhe ortodoksë morën sot mjaft urime edhe nga shumë qytetarë shqiptarë të besimeve të ndryshme.

Shqipëria është e njohur për harmoninë dhe bashkëjetesën fetare, si dhe për faktin nuk ka regjistruar asnjë herë në histori konflikte me baza fetare.

XS
SM
MD
LG