Lidhje

Seancë konfirmimi për Chuck Hagel


Kandidati për postin e Sekretarit të ardhshëm të Mbrojtjes po përballet me pyetje të vështira mbi Iranin, Izraelin dhe çështje të sigurisë kombëtare

Kandidati për postin e Sekretarit të ardhshëm të Mbrojtjes, Chuck Hagel, po përballet me pyetje të vështira lidhur me Iranin, Izraelin dhe çështje të sigurisë kombëtare.

Gjatë seancës për konfirmim, Senatori Hagel i bëri thirrje Komisionit të Senatit për Shërbimet e Armatosura të mos ngutet në arritjen e përfundimeve, por të analizojë karrierën e tij në tërësi.

“I përmbahem atyre që kam thënë për një numër çështjesh. Por asnjë votë e vetme, asnjë citim i vetëm, asnjë deklaratë e vetme nuk përkufizon karrierën dhe bindjet e mia. Pikëpamjet e mia të përgjithshme nuk kanë ndryshuar kurrë: Amerika ka dhe duhet të vazhdojë të ketë ushtrinë më të fuqishme në botë dhe ne duhet të udhëheqim në komunitetin ndërkombëtar, duke u ballafaquar së bashku me kërcënimet dhe sfidat”.

Zoti Hagel, veteran i luftës në Vietnam, është kritikuar se është pro një qëndrimi më të butë ndaj Iranit dhe programit të tij bërthamor. Ai konsiderohet gjithashtu si një politikan jo shumë përkrahës i Izraelit.

Gjatë seancës sot zoti Hagel tha se është i përkushtuar për të mos lejuar që Irani të zotërojë armë bërthamore dhe se të gjitha opsionet janë të hapura.

XS
SM
MD
LG