Lidhje

Pompeo: do ta ndjek me kujdes sjelljen e Rusisë


I emëruari i Presidentit të zgjedhur Donald Trump për postin e Drejtorit të CIA-s, premtoi se do ta vlerësojë me kujdes sjelljen e Rusisë dhe shtoi se nuk do t'i bindej një urdhëri nga Shtëpia e Bardhë për të rifilluar përdorimin e taktikave të torturave.

“Unë jam i përkushtuar që çdo ditë t'i bindem vetëm zërit të së vërtetës,- tha kongresmeni republikan i Kansasit Mike Pompeo në seancën për konfirmimin e tij para Komisionit të Zbulimit të Senatit.

Pompeo tha se ai e pranon vlerësimin e komunitetit të zbulimit se Rusia ndërhyri në zgjedhjet presidenciale që i fitoi zoti Trump, duke u shprehur se raporti i paraqitur ishte "i mirë".

“Kjo ishte një përpjekje që Rusia ka dashur ta ndërmarrë prej kohësh. Është një çështje që Amerika duhet ta marrë seriozisht, si dhe një kërcënim ndaj të cilit ne jemi të prekshëm", - tha ai.

"Nuk kam dyshim, se në Amerikë ekziston perceptimi se Vladimir Putin ka thënë "ky ishte objektivi im, të mbjell dyshim mes komunitetit të politikanëve të Amerikës", tha zoti Pompei në seancën për konfirmimin e tij.

XS
SM
MD
LG