Lidhje

CIA, Pentagon mbrojnë vendimet për sulmin në Bengazi


Agjencia Qendrore e Zbulimit amerikan dhe Pentagoni po mbrojnë mënyrës si e trajtuan sulmin e 11 shtatorit në konsullatën amerikane në Bengazi që la të vrarë katër amerikanë, mes tyre edhe ambasadorin. Korrespondenti i Zërit të Amerikës Luis Ramirez na informon se pak ditë para zgjedhjeve presidenciale në Shtetet e Bashkuara, Pentagoni dhe CIA lëshuan hollësi për mënyrën e trajtimit të sulmeve, ku humbi jetën ambasadori Kris Stivenes dhe tre amerikanë të tjerë.

Zëdhënësi i Pentagonit, Xhorxh Litëll tha dje se sekretari i Mbrojtjes, Leon Paneta, në konsulencë me zyrtartë të lartë, pëfshirë edhe komandantin amerikan në Afrikë, gjeneralin Karter Hem, u dhanë urdhër ekipeve speciale të stacionuara në Evropë dhe në Shtetet e Bashkuara të shkonin në Libi brenda disa orësh për të mësuar për ngjarjen.

“Fakti është se këto forca nuk ishin në vend deri pas përfundimit të sulmeve. Dua ta bëj të qartë se departamenti mori masa të menjëherëshme. Ne u përgjegjëm. Sekretari u dha urdhër forcave, por ato nuk mundën të shkonin në kohë”.

Pentagoni tha se ekipet shkuan në një bazë amerikane në Sigonella të Italisë, por forcat nuk shkuan në Bengazi sepse atje nuk mbeti ndonjë amerikan për t’u shpëtuar. Kur ekipet mbërritën në Itali, i gjithë personeli amerikan që u shpëtoi sulmeve ishte evakuar nga kosullata me një operacion shpëtimi të ndërmarrë nga zyrtarët e sigurimit të CIAs dhe ushtarët libianë që i çuan amerikanët me makina në aeroport për t’u larguar nga vendi me avion.

CIA lëshoi të enjten raportin për kronikën e ngjarjeve, ku thuhet se zyrtarët e sigurimit të saj shkuan në konsullatë 25 minta pasi mësuan për sulmin që sipas agjencisë thonë se u krye nga ekstremistë që dyshohet se kanë lidhje me al-Kaidën.]

Zyrtarët kanë identifikuar dy nga katër amerikanët që u vranë si oficerë të sigurimit të CIAs. Viktima e tretë ishte një specialist kompjuteri i departamentit të Shtetit.

Deklaratat e CIAs kontradiktojnë njoftimet e mëparëshme të medias se oficerët kishin marrë urdhër nga eprorët e tyre që të mos ndëmerrnin ndonjë operacion shpëtimi.

Zëdhënësi i departamentit të Mbrojtjes Xhorxh Litëll tha se ekipet ushtarake amerikane ishin të përgatirut për disa skenare, duke përfshirë edhe një sulm që mund të zgjaste disa ditë dhe për mundësinë e shpëtimit të pengjeve.

“Ky problem u analizua me shpejtësi. Në raste të tilla duhet të bëhet menjëherë vlerësimi dhe të përcaktohet strategjia e përdorimit të forcave. Dhe përgjigja ishte e shpejtë. Ne nuk kemi patur paralajmërim për ngjarjen tragjike në Bengazi”.

Sulmi në Bengazi ka qënë një temë e rëndërishme gjatë fushatës dhe kandidati republikan Mit Romni ka akuzuar Presidentin Barak Obama se nuk e trajtoi si duhet sulmin, por u përpoq të mbulonte hollësitë e ngjarjes si dhe motivet e tij.

Në ditët pas sulmit, zoti Obama dhe anëtarë të administratës së tij e karakterizuar sulmin si protestë kundër një filmi amerikan që myslimanët e konsiderojnë ofendues pasi tallej me profetin Muhamed të Islamit.
XS
SM
MD
LG