Lidhje

CIA mori në pyetje të dyshuar për terrorizëm në Poloni


Ish-Presidenti polak Kvashnjevski thotë se Polonia ka lejuar CIA-n të operojë një burg sekret në territorin e saj, por ai thotë se zyrtarët polakë nuk kishin autorizuar përdorimin e torturave në këtë objekt.

Në një intervistë sot me radion e Varshavës zoti Kvashnjevski tha se mbi 10 vjet më parë i pati bërë thirrje Presidentit George Bush të ndalte të gjitha operacionet e shërbimeve të zbulimit në këtë burg.

Zoti Kvashnjevski tha se këto përpjekje u ndalën pas disa kohësh. Besohet se CIA operoi objektin sekret nga 2002-2003.

Organizata për të drejtat e njeriut kanë bërë thirrje për ndjekjen penale të zyrtarëve e përfshirë në zbatimin e metodave të ashpra. I dërguari special i OKB-së për të drejtat e njeriut tha se raporti i Senatit thekson nevojën për vënien para përgjegjësisë të zyrtarëve. Human Rights Watch thekson se nëse nuk ka përgjegjësi penale, tortura do të mbetet opsion veprimi.

XS
SM
MD
LG