Lidhje

SHBA, paralajmërim për reagime ndaj praktikave të CIA-s


Zyrtarët amerikanë paralajmërojnë se publikimi i një raporti mbi disa praktika të CIA në luftën kundër terrorizmit, mund të shkaktojë protesta të dhunshme dhe do të dëmtojnë interesat amerikane në botë.

Raporti pritet të bëhet publik sot duke shënuar të parën herë që dokumentohen publikisht praktika të torturës që mendohet se CIA ka përdorur kur merrte në pyetje persona të dyshuar si operativë të al-Qaidës pas sulmeve terroriste të 11 shtatorit 2001.

Raporti me 480 faqe thuhet se jep hollësi të praktikave të tilla si mbajtja pa gjumë e të ndaluarve, simulimi i mbytjes me ujë, e metoda të tjera që besohet se janë zbatuar në qendra sekrete jashtë Shteteve të Bashkuara.

Departamenti i Shtetit tha të premten se Sekretari John Kerry kishte ngritur shqetësim mbi ndikimin që do të kishte publikimi i raportit, ndërsa zëdhënësja Jen Psaki nënvizoi se një numër shtetasish amerikanë mbahen aktualisht peng në botë.

XS
SM
MD
LG