Lidhje

CIA, në Twitter dhe Facebook


Agjencia Qendrore e Zbulimit, CIA, është tani e pranishme në median sociale dhe publiku ka reaguar pa vonesë, duke u regjistruar në faqen e komunikimit të agjencisë më të famshme amerikane të spiunazhit.

CIA e bëri njoftimin dje, duke hapur llogari komunikimi në Facebook dhe Twitter.
Në komentin e parë në Twitter thuhet “Ne nuk mund ta konfirmojmë, por as nuk e mohojmë nëse ky është komunikimi ynë i parë”. Ky koment u përcoll 75 mijë herë nga përdoruesit e Twitterit vetëm brenda pak orësh.

Ata që janë të fiksuar pas botës së spiunazhit mund t’i ndjekin komentet e CIA-s për të gjetur, siç premton agjencia, informacionet më të fundit, foto, reflektime, historikun e aktivitetit të spinazhit dhe fakte interesante e kuriozitete. CIA premton të vërë edhe njoftime për vende pune në këtë agjenci.
XS
SM
MD
LG