Lidhje

Çifti francez dyshohet të ketë vrarë tetë foshnje

  • Zëri Amerikës

Çifti francez dyshohet të ketë vrarë tetë foshnje

Çifti francez dyshohet të ketë vrarë tetë foshnje

Një ngjarje e rëndë që ka ndodhur në Francë ka mbizotëruar sot titujt e gazetave.

Një zyrtar gjykate tha se prokurorët po shqyrtojnë mundësinë e ngritjes së akuzave ndaj një çifti i dyshuar për vrasjen e 8 foshnjeve të porsalindura. Në qendër të hetimit është nëna e foshnjeve, ndërsa babai dyshohet se i ka mbajtur trupat e foshnjeve.

Çifti francez, rreth të 40-tave, u arrestua pas zbulimit të eshtrave në dy shtëpi të ndryshme në Viller au Tertre, pranë qytetit Lille, në veri të vendit. Çifti jetonte më parë në shtëpinë ku u gjetën eshtrat në qese plastike. Dje policia, me ndihmën e qenëve të specializuar, vazhdoi kërkimet në banesën aktuale të çiftit. Fqinjët thanë se çifti dukej normal, i sjellshëm dhe simpatik.

XS
SM
MD
LG