Lidhje

Çifti i ri mbretëror britanik vendos të shtyjë muajin e mjaltit

  • Zëri Amerikës

Çifti i ri mbretëror britanik vendos të shtyjë muajin e mjaltit

Çifti i ri mbretëror britanik vendos të shtyjë muajin e mjaltit

Çifti i ri mbretëror britanik, të posamartuarit Princi Uilliam dhe Kejt Midëllton kanë vendosur ta shtyjnë muajin e mjaltit.

Zyrtarët thanë se çifti do ta kalojë fundjavën privatisht në Britani dhe Princi Uilliam do të kthehet në detyrën e tij ushtarake si pilot javën tjetër.

Çifti u largua sot në mëngjes me helikopter nga Pallati Bakingem për të kaluar fundjavën. Ndërkohë, destinacioni i tyre për muajin e mjaltit është ende sekret.

Çifti i ri, i cili u martua dje me një ceremoni madhështore në Abacinë e Uestminsterit, ishte i veshur sot me rroba të zakonshme. Ata u ndalën për të shtrënguar duart me personelin e shërbimit, para se të largoheshin nga pallati.

Princi Uilliam shërben si pilot i kërkim shpëtimit në Forcën Ajrore Mbretërore me bazë në Uells.

XS
SM
MD
LG