Lidhje

SHBA: Përplasje me armë në një lokal nate, vritet një person


Zyrtarët në Sinsinati të shtetit të Ohajos, bënë të ditur se të paktën një person u vra dhe 15 të tjerë u plagosën sot në mëngjes, si pasojë e shkëmbimit të zjarrit në një klub nate.

Një zyrtar i policisë e përshkroi situatën në klubin e natës “të tmerrshme". Ai tha se në momentin kur u hap zjarr, në klub ndodheshin me qindra njerëz.

Sipas policisë disa persona u përfshinë në mosmarrveshje brenda në lokal, një situatë që doli jashtë kontrollit dhe u përshkallëzua në përdorim të armëve.

Një nga stacionet televizive lokale raportoi se disa nga viktimat kanë marrë dëmtime të mëdha që u rrezikojnë jetën.

Autoritetet nuk kanë bërë ende të ditur nëse ka patur të ndaluar lidhur me ngjarjen ndërsa thonë se arsyet mbeten ende të paqarta.

XS
SM
MD
LG