Lidhje

Të hënën fillon Kuvendi i republikanëve


Në Clevelend to shtetit Ohijos fillon nesër Kuvendi i Partisë Republikane, ku pritet që kandidati Donald Trump të marrë zyrtarisht emërimin e partisë së tij si kandidati republikan për zgjedhjet presidenciale të nëntorit.

Në Clevelend janë shtuar masat e sigurisë për Kuvendin që do të mbahet nga 18 deri më 21 korrik.

Ndërkohë, dje zoti Trump u shfaq për herë të parë në publik në një minting në Nju Jork, me zotin Mike Pence, kandidatin e zgjedhur prej tij si nënpresident. Ai ju referua guvernatorit të Indianës si “partneri im në fushatë”.

Ai tha se zoti Pence është njeri me karakter dhe i ndershëm. “Unë admiroj punën që ai ka bërë si guvernator i Indianës, por edhe faktin që ai përpiqet për njerëzit; ai ka për t’u përpjekur për ju, duke qenë se është një njeri me karakter të fortë”, - tha zoti Trump.

Mike Pence, i cili ka shërbyer për gjashtë mandate në Dhomën e Përfaqësuesve, para se të zgjidhej guvernator i Indianës në vitin 2012, është një politikan konservator.

Donald Trump dhe Mike Pence u zotuan se do ta udhëheqin Amerikën në drejtimin e duhur, duke shkurtuar taksat, duke mbështetur biznesin e vogël dhe duke luftuar grupin terrorist Shteti Islamik.

XS
SM
MD
LG