Lidhje

Konferencë për klimën në Varshavë


Mijëra delegatë nga vende të ndryshme dhe organizata ambjentaliste në gjithë botën kanë hapur bisedime për klimën në Varshavë të Polonisë, për të përgatitur terrenin për një traktat të ri për të luftuar ngrohjen globale.

Bisedimet 12 ditore të Kombeve të Bashkuara u hapën sot dhe filluan me paralajmërime për pasojat e mundshme katastrofike të ngrohjes globale, nëse njerëzimi nuk merr masa për pakësuar ndotjen e atmosferës me biokarbure.

Pjesëmarrësit iu referuan tajfunit të fundit me pasoja tragjike në Filipine, si një ngjarje që duhet të zgjojë vetëdijen për masat që duhet marrë për siguri klimatike, në shërbim të brezave të ardhshëm.
XS
SM
MD
LG