Lidhje

Clinton flet për çështjen e emailit privat


Zonja Hillary Rodham Clinton theu heshtjen dhe pranoi se ajo duhet të kishte përdorur një email qeveritar për punën e saj zyrtare si Sekretare e Shtetit. Ajo tha se vendimi që mori për të përdorur një email privat ishte thjesht çështje lehtësie.

Këto ishin komentet e para publike të zonjës Clinton që nga java e kaluar, kur u bë e ditur se ajo kishte përdorur vetëm emailin e saj privat për punë zyrtare. Në atë kohë, tha zonja Clinton, kjo nuk dukej të ishte një problem aq i madh.

Polemikat rreth emailit kanë krijuar probleme për planifikimin e kujdesshëm që zonja Clinton ishte duke bërë për të nisur fushatën e saj presidenciale për zgjedhjet e 2016-s.

Me shtimin e kritikave nga republikanët ekipi i saj organizoi sot me ngut një konferencë të shkurtër për shtyp në selinë e Kombeve të Bashkuara në Nju Jork.

XS
SM
MD
LG