Lidhje

Imunitet për Ish-këshilltarin e zonjës Clinton


Një ish-këshilltari të ish-Sekretares së Shtetit, Hillary Clinton, kandidatja kryesore demokrate presidenciale për vitin 2016, i është dhënë imunitet, ndërsa prokurorët e marrin në pyetje për keqmenaxhim të mundshëm të informacionit sekret në serverin e saj privat, kur ishte kryediplomate e vendit.

Bryan Pagliano, ishte në stafin e zonjës Clinton, kur ajo kandidoi për presidente në vitin 2008 dhe më pas instaloi serverin e emailave në shtëpinë e saj në New York që ajo e përdori kur drejtonte Departamentin e Shtetit nga viti 2009 deri në 2013. Për muaj të tërë, Byroja Federale e Hetimeve ka rishikuar mbi 30 mijë emaile që ajo kishte marrë ose kishte dërguar gjatë atyre katër viteve.

Departamenti i Shtetit ka arritur në përfundimin se 22 prej tyre janë kishin informacion “tepër sekret”, 65 informacion “sekret” dhe 2,028 kishin material “sensitiv”.

Pagliano nuk pranoi të dëshmonte para një komisioni të kongresit shtatorin e kaluar lidhur me serverin e emaileve të zonjës Clinton, duke përmendur të drejtën e tij kushtetuese për të mos inkriminuar veten. Por tani autoritetet thonë se ai po bashkëpunon me hetimin që po vazhdon megjithëse zonja Clinton kryeson mes demokratëve në zgjedhjet presidenciale.

XS
SM
MD
LG