Lidhje

Sek. Clinton merr përgjegjësinë për sigurinë e konsullatës në Bengazi


Sekretarja Clinton tha dje në disa interevista televizive gjatë vizitës në Peru se Presidenti Barack Obama dhe nën-Presidenti Joe Biden nuk kanë qënë në dijeni të vendimeve specifike të marra nga personeli i sigurisë

Sekretarja amerikane e Shtetit, Hillary Clinton mori përgjegjësinë për sulmin vdekjeprurës kundër konsullatës amerikane në Bengazi të Libisë muajin e kaluar. Ajo tha se detyra e saj e vë atë në krye të sigurisë për punonësit e Departamentit të Shtetit në mbarë botën.

Sekretarja Clinton tha në disa intervista televizive gjatë vizitës në Peru dje se Presidenti Barack Obama dhe nën-Presidenti Joe Biden nuk kanë qënë në dijeni të vendimeve specifike të marra nga personeli i sigurisë.

Ajo tha gjithashtu se rrethanat e sulmeve si ai i 11 shtatorit në Bengazi, ku humbi jetën ambasadori amerikan në Libi dhe 3 amerikanë të tjerë, nuk janë gjithnjë të qarta menjëherë.

Sulmi kundër konsullatës amerikane në Bengazi dhe përgjigja e administratës së Presidentit Obama janë bërë një çështje e nxehtë në fushatën presidenciale. Kandidati republikan presidencial, Mitt Romney ka kritikuar zotin Obama se nuk ka garantuar siguri të mjaftueshme në konsullatën e Bengazit.

Sekretarja tha dje se nuk dëshironte që sulmi në Bengazi të bëhej pjesë e lojës politike të fajësisë.

Trego komentet

XS
SM
MD
LG