Lidhje

Chelsea Clinton bëhet nënë


Çifti i fuqishëm i politikës në Shtetet e Bashkuara, Bill dhe Hillary Clinton tani mund t'i shtojnë një titull të ri rezymesë së tyre: gjyshër.

Ish Presidenti dhe ish Sekretarja e Shtetit festuan të premten në darkë lindjen e mbesës së tyre të parë.

Vajza e tyre, Chelsea, e njoftoi lajmin të shtunën, përmes Twitter -it dhe Facebook-ut, duke thënë se ajo dhe i shoqi, Marc Mezvinsky

janë të mbushur me dashuri e mirënjohje dhe ndjehen të mrekulluar për lindjen e vajzës së tyre, Charlotte Clinton Mezvinsky.

Në deklaratën e tyre të shtunën, gjyshërit e vajzës, çifti Clinton, thanë se e ndjehen të bekuar, mirënjohës dhe të lumtur që u bënë gjyshër. Ata thanë "Chelsea është mirë dhe shkëlqen nga lumturia. Marc është i mbushur me krenari. Jeta e Charlotës duket që ka filluar mbarë."

Ky lajm vjen ndërsa Hillary Clinton po shqyrton mundësinë për të kandiduar për Presidente në zgjedhjet e vitit 2016. Ajo është konkurruesja kryesore demokrate në garën për Shtëpinë e Bardhë, për të cilën ajo ishte rivalja brenda partisë së tij e Presidentit Obama në zgjedhjet e vitit 2008.

Trego komentet

XS
SM
MD
LG