Lidhje

Sekretarja Clinton komenton për Sirinë në Kroaci


Ajo tha se Uashingtoni shpreson që bisedimet e reja të opozitës siriane do të nxjerrin një udhëheqje të re të rebelëve

Sekretarja amerikane e Shtetit Hillary Clinton tha se Uashingtoni shpreson që bisedimet e reja të opozitës siriane javën e ardhshme do të nxjerrin një udhëheqje të re të rebelëve që do të përfaqësojë ata që po luftojnë dhe po japin jetën për vendin.

Zonja Clinton tha se Shtetet e Bashkuara po përmendin emra dhe organizata që duhet të shfaqen dukshëm në strukturën e re të opozitës që do të dalë nga bisedimet në Doha. Ajo tha se Këshilli Kombëtar Sirian, i përbërë kryesisht nga mërgimtarë, nuk mund të shihet më si drejtues i opozitës, por mund të luaj ende rol.

Duke folur sot në kryeqytetin kroat, zonja Clinton tha se një opozitë e re e bashkuar siriane duhet të formohet duke u rezistuar përpjekjeve nga ekstremistët islamik për të rrëmbyer revolucionin kundër qeverisë së presidentit Bashar al-Assad.

Në Paris bisedimet mes zyrtarëve rusë dhe francez dështuan të zgjidhnin mosmarrëveshjet e thella mbi Sirinë. Ministri i jashtëm rus Sergei Lavrov akuzoi Perëndimin se po nxit dhunën duke këmbëngulur që zoti Assad të heq dorë nga pushteti.

Më parë në Pekin, i dërguari i OKB-së dhe Lidhjes Arabe për Sirinë i bëri thirrje Kinës të bëhet pjesë e një zgjidhje për krizën 19 mujore në atë vend.
XS
SM
MD
LG