Lidhje

Klinton: Në Egjipt nevojitet dialogu


Sekretarja Clinton i bëri komentet në selinë e NATO-s në Bruksel

Sekretarja amerikane e Shtetit Hillary Klinton tha sot se trazirat në Egjipt tregojnë nevojën urgjente për dialog në rrugë kushtetuese mes qeverisë së Presidentit Mohammed Morsi dhe zërave opozitare. Sekretarja Clinton i bëri komentet në selinë e NATO-s në Bruksel.

Sekretarja amerikane e Shtetit Hillary Rodham Klinton tha se Shtetet e Bashkuara dëshirojnë të shohin një kushtetutë që mbron të drejtat e të gjithë egjiptianëve

Hillary Clinton, Sekretare e Shtetit:
"Në fund të fundit, i takon popullit egjiptian të caktojë rrugën e vet drejt së ardhmes, por ne dëshirojmë të shohim një proces që është gjithëpërfshirës dhe një dialog të vërtetë, të hapur për një shkëmbim të lirë të ideve që e çon përpara procesin demokratik në Egjipt," tha zonja Clinton.

Sekretarja e Shtetit vlerësoi vendimin e NATO-s për të dislokuar raketa Patriot në Turqi, duke theksuar se raketat janë vetëm për qëllime mbrojtëse:

“Shqetësimi ynë është se regjimi i Asadit, që është gjithnjë e më i dëshpëruar, mund të përdorë armë kimike, ose mund të humbasë kontrollin e tyre dhe armët mund të bien në dorë të njërit prej shumë grupeve që veprojnë brenda Sirisë. Prandaj, ne dërguam një mesazh të qartë se përdorimi i këtyre armëve do të shkelte vijën e kuqe,” tha zonja Clinton.

Ajo tha se shpresonte që Siria, fqinje e Turqisë, do t’i shikojë këto armë si dëshmi e vendosmërisë së Shteteve të Bashkuara dhe e aleatëve të tyre.

































TAPE #: TC:
XS
SM
MD
LG