Lidhje

DASH: Klinton ka përdorur emailin personal


Hillary Clinton, kandidate e mundshme presidenciale për zgjedhjet e 2016-s ka përdorur emailin personal për funksionet e saj zyrtare si sekretare e shtetit, ka thënë Departamenti amerikan i Shtetit.

Ky pohim u njoftua nga gazeta New York Times, e cila thotë se zonja Klinton mund të ketë shkelur ligjet federale, të cilat kërkojnë arkivimin e dokumenteve zyrtare qeveritare.

Sipas gazetës, në atë kohë ndihmësit e saj nuk bënë asgjë për t'i ruajtur emailat e saj personalë në serverat e Departamentit të Shtetit, siç kërkohet nga Ligji për Dokumentet Federale.

Gazeta thotë se zonja Klinton ka përdorur në mënyrë ekskluzive një llogari private email gjatë katër vjetëve në krye të Departamentit dhe nuk kishte një adresë elektronike qeveritare.

Njoftimi ka tërhequr vemendjen sidomos sepse zonja Klinton shihet gjerësisht si kandidatja kryesore në garën e emërimit brenda Partisë Demokrate për zgjedhjet presidenciale të 2016-s.

XS
SM
MD
LG