Lidhje

Uashingtoni dhe Londra afirmojnë qendrimin ndaj Iranit


Zonja Clinton dhe zoti Hague e bënë të qartë, se pavaresisht ndryshimit të udhëheqjes në Londër, miqësia speciale tradicionale ndërmjet Shteteve të Bashkuara dhe Britanisë vazhdon, dhe se nuk ka aspak dyshim mes dy vendeve të përhershme të Këshillit të Sigurimit të OKB-së rreth nevojave për të sanksione të reja ndaj Iranit.

Nderkohë, në New York vazhdojnë negociatat për raundin e katërt të sanksioneve kundër Iranit si pasojë e refuzimit të Teheranit për të reaguar ndaj shqetësimeve botërore rreth programit të tij për pasurimin e uraniumit.

Gjatë një konference shtypi me zotin Hague, i cili i zuri vendin zotit David Miliband të qeverisë laburiste, zonja Clinton tha se nuk do të ketë reagim serioz nga Irani pa sanksione të reja.

Zonja Clinton ka zhvilluar konsultime me shtetet anëtare të Këshillit të Sigurimit Turqinë dhe Brazilin, të cilët po mundohen të zhvillojnë diskutime me Teheranin.

Presidenti brazilian Luiz Inacio Lula da Silva zhvillon një vizitë të rendësishme ketë fundjavë në Teheran pas ndalesës në Moskë, ku zonja Clinton thotë se presidenti rus Dmitri Medvedev i tha udhëheqësit brazilian se misioni i tij ka shanse të vogla për sukses.

Brazilianët ende kanë shpresa se pas vizitës së presidentit Lula iranianët do të bien dakord të takohen me grupin e Pesë plus 1, se ata do të pranojnë propozimin për reaktorin kerkimor të Teheranit, se do të respektojnë angazhimet nderkombëtare. Faktikisht, presidenti Medvedev i tha presidentit Lula lidhur me vizitën e tij se kishte shanse të vogla.

Një zyrtar i lartë amerikan tha të enjten se vizita e presidentit Lula në Teheran është shansi i fundit për Iranin para se të imponohen sanksionet.

Sekretari i Jashtëm Hague tha se qeveria e re britanike e mbështet plotësisht qasjen amerikane dhe se Britania do të bëjë gjithçka të mundur që tu mbushë mendjen partnerëve të Bashkimit Evropian për të vepruar paralelisht me sanksione financiare në mbështetje të rezolutës së OKB-së që ende nuk është miratuar.

I pyetur nëse një ditë do të kerkohen veprime ushtarake për të ndaluar programin berthamor të Iranit, zoti Hague tha se pikërisht kjo perspektivë e shtyn mbështetjen e Britaninë për hapa ndeshkues që mund të ndikojnë tek Teherani për të ndryshuar kursin.

Asnjëherë nuk është përjashtuar mundësia e veprimeve ushtarake por ne nuk po bëjmë thirrje për ketë. Sepse duam të shikojmë që kjo çështje të zgjidhet në rrugë paqësore dhe bëjmë thirrje për sanksione të shpejta dhe mbështesim idenë e rezolutës së Këshillit të Sigurimit. Kjo është përspektiva jonë mbi ketë çështje.

Zonja Clinton dhe homologu Hague riafirmuan bashkëpunimin dypalësh në Afganistan dhe punën për arritjen e një marrëveshje paqeje mes Izraelit dhe palestinezëve. Ata po ashtu u zotuan në vazhdimin e strategjisë në Irak.

Zonja Clinton tha se shpërthimet e fundit në Irak tregojnë për zbehjen e al-Kaidës në Irak që nuk ka mundur të nxisë dhunë sektare dhe tha se kjo nuk ka ndikuar në kohën e caktuar për tërheqjen e trupave.

XS
SM
MD
LG