Lidhje

Sekretarja Klinton, turne 9 ditor në Evropë dhe Kaukaze


Ajo do të diskutojë çështje nga shëndeti global tek energjia e gjelbër, liria e Internetit dhe Lindja e Mesme

Sekretarja amerikane e Shtetit Hillari Klinton ka nisur një udhëtim nëntë ditor në të paktën shtatë vende për të diskutuar çështje nga shëndeti global tek energjia e gjelbër, liria e Internetit për t'iu kundërvënë terrorizmit, si dhe Lindja e Mesme.

Ndalesa e saj e parë është Kopenhaga, ku Sekretarja do të zhvillojë takime bilaterale me zyrtarët danezë dhe do të marrë pjesë në një organizim për promovimin e teknologjive të gjelbra. Prej andej ajo do të shkojë në Oslo të Norvegjisë më 1 qershor, ku do të takohet me zyrtarë të lartë norvegjezë dhe do të mbajë fjalimin kryesor në konferencën e shëndetit global.

Më 3 qershor, zonja Klinton shkon në Stokholm të Suedisë për bisedime me zyrtarët mbi një sërë çështjesh e më pas niset për në vendet e rajonit të Kaukazit; në Armeni, Gjeorgji dhe Azerbajxhani – nga data 4-7 qershor, ku ajo do të diskutojë për çështje të sigurisë rajonale, demokracisë dhe zhvillimit ekonomik.

Zonja Clinton e përfundon udhëtimin e saj në Stamboll të Turqisë, ku ajo do të bashkëkryesojë një forum global mbi luftën kundër terrorizmit.
XS
SM
MD
LG