Lidhje

Sekretarja Klinton i jep fund turneut 2-javor


Clinton

Clinton

Sekretarja Klinton kthehet në Uashington sot, duke i dhënë fund turneut dy-javor në 9 vende në Evropë, Azi dhe Lindjen e Mesme.

Sekretarja amerikane e Shtetit Hillari Klinton thotë se situata në Lindjen e Mesme dhe botën arabe mbizotëruan bisedimet e saj me zyrtarët izraelitë dje në Jeruzalem.

Zonja Clinton foli për gazetarët pas takimit me presidentin e Izraelit Shimon Peres, kryeministri Benjamin Netanyahu dhe zyrtarë të tjerë të lartë. Më parë gjatë ditës, ajo udhëtoi për në Bregun Perëndimor për bisedime me kryeministrin palestinez Salam Fayadin.

Diplomatja e lartë amerikane tha se një zgjidhje e negociuar është mënyra e vetme për paqe mes dy palëve. Ajo tha se Shtetet e Bashkuara dhe komuniteti ndërkombëtar do të vazhdojnë të luajnë një rol konstruktiv në drejtim të arritjes së një marrëveshje paqeje në Lindjen e Mesme.

Sekretarja Klinton kthehet në Uashington sot, duke i dhënë fund turneut dy-javor në 9 vende në Evropë, Azi dhe Lindjen e Mesme.
XS
SM
MD
LG