Lidhje

Sekretarja Klinton shpall ndihmë mëse 500 milionë dollarëshe për Pakistanin


Sekretarja Klinton shpall ndihmë mëse 500 milionë dollarëshe për Pakistanin
Sekretarja Klinton shpall ndihmë mëse 500 milionë dollarëshe për Pakistanin

Sekretarja amerikane e Shtetit Hillary Clinton bëri të njohur një ndihmë prej më tepër 500 milionë dollarësh për Pakistanin, ndërsa SHBA përpiqen të fitojnë besimin e popullit skeptik të një vendi aleat në luftën kundër ekstremizmit në Afganistanin fqinj.

Në një konferencë të përbashkët shtypi me Ministrin e jashtëm pakistanez Shah Mehmud Qureshi sot në Islamabad, zonja Clinton tha se energjia, uji, shëndetësia dhe projektet e zhvillimit do të ndihmojnë zhvillimin ekonomik të Pakistanit.

Ajo tha se ndihma gjithashtu do të ndërtojë një partneritet më të fortë mes SHBA dhe Pakistanit. Projektet e ndihmave janë pjesë paketës së ndihmave prej 7,5 miliardë dollarësh, që synon t'i bindë pakistanezët se SHBA jo vetëm që janë fokusuar në mbështetjen e Pakistanin në luftën kundër talebanëve dhe militantëve të al-Kaidës, por edhe se janë të përkushtuar në përmirësimin e jetës së pakistanezëve.

Ministri i Jashtëm pakistanez tha sot se shtimi i bashkëpunimit me SHBA në fusha të ndryshme është tepër i rëndësishëm për ndryshimin e perceptimit publik për SHBA në Pakistan.

XS
SM
MD
LG