Lidhje

Trump, Clinton gati për debatin e tretë


Republikani Donald Trump dhe demokratja Hillary Clinton do të përballen në debatin e tyre të tretë dhe të fundit, në garën e tyre të ashpër për presidencën.

Do te jetë hera e fundit që miliona amerikanë do të kenë shansin t'i shohin përballë njëri-tjetrit, ndërsa shkëmbejnë replika dhe paraqesin pozicionet politike për një rreze të gjerë çështjesh.

Ish-sekretarja e Shtetit, Clinton, që synon të bëhet e para presidente grua e vendit, do të shfaqet në skenën e debatit në Las Vegas të Nevadës, me një epërsi në rritje në sondazhe ndaj zotit Trump, manjati që për herë të parë konkurron për t'u zgjedhur. Është ndoshta shansi i tij i fundit për ta ngushtuar hendekun prej shtatë për qind me zonjën Clinton, tre javë para zgjedhjeve të 8 nëntorit.

Të dy kandidatët kanë akuzuar njëri-tjetrin se janë të papërshtatshëm për t'u bërë presidenti ose presidentja e 45-të të vendit, për të pasuar Presidentin Barack Obama në Janar. Ata shkëmbyen polemika në Twitter, para denatit të sotëm.

"Edhe nëse agresiviteti, fanatizmi dhe qëndrimet ndaj grave nuk do ta skualifikonin Trumpin, do ta skualifikonin politikat e tij", tha zonja Clinton.

"Nëse lejojmë Hillarinë mashtruese të drejtojë qeverinë, historia do ta kujtojë 2017-ën, si vitin kur Amerika humbi pavarësinë", tha zoti Trump.

Drejtuesi i televizionit Fox News, Chris Wallace pritet t'i pyese kandidatët Trump dhe Clinton për gjashtë tema: imigracionin, ndihmat sociale për amerikanet dhe borxhet e vendit, emërimet në Gjykatën e Lartë, ekonominë, politikën e jashtme dhe sa për kualifiket e secilit për të qenë president.

Kandidatët do të kenë secili nga dy minuta për t'u përgjigjur dhe pastaj për t'iu kundërpërgjigjur njëri-tjetrit.

Trump dhe Clinton kanë debatuar dy herë deri tani dhe sipas sondazheve ajo ka fituar të dyja herët. Por analistët mendojnë se zoti Trump doli më mirë herën e dytë se të parën, duke u dhënë të pavendosurve arsye që ta marrin në konsideratë përsëri një votë për të.

Republican presidential nominee Donald Trump speaks to Democratic presidential nominee Hillary Clinton during the second presidential debate at Washington University in St. Louis, Sunday, Oct. 9, 2016.

Republican presidential nominee Donald Trump speaks to Democratic presidential nominee Hillary Clinton during the second presidential debate at Washington University in St. Louis, Sunday, Oct. 9, 2016.


Sfida për të dy kandidatët

Të dy kandidatët përballen me pyetje të reja që nga debati i dytë.

Informacione të reja nga koha kur zonja Clinton ishte Sekretare e Shtetit dhe përdorimi nga ana e saj e një serveri emailesh privat, dhe jo qeveritar, vazhdojnë të ngrejnë pyetje për disa votuesm për gjykimin dhe sinqeritetin e saj.

Hetuesit qeveritarë, kanë arritur në përfundimin se ajo kishte qenë "jashtëzakonisht e pakujdesshme" me materialet e sigurisë kombëtare në këmbimet e emaileve, por se akuza penale ishin të panevojshme.

Këtë javë, një dokument i ri i bërë publik nga FBI-ja, nxirrte në pah se një nga këshilltarët e zonjës Clinton në Departamenin e Shtetit ishte përpjekur t'ia hiqte statusin sekret një dokumenti, mesa duket që të përputhej me pretendimin e zonjës Clinton se ajo asnjëherë nuk kishte shkëmbyer me vetëdije material sekret përmes emailit.

FILE - In this Oct. 18, 2011, photo, then-secretary of state Hillary Clinton checks her smartphone aboard a C-17 military plane en route to Tripoli, Libya. Clinton's handling of emails has figured prominently in the presidential campaign.

FILE - In this Oct. 18, 2011, photo, then-secretary of state Hillary Clinton checks her smartphone aboard a C-17 military plane en route to Tripoli, Libya. Clinton's handling of emails has figured prominently in the presidential campaign.


Rënia e mbështetjes së zotit Trump në sondazhe e ka burimin tek një audiokasetë që u bë publike para dy javësh, nga viti 2005, ku ai bënte komente të ndyra për gra dhe shiste mend se mund t'i ngacmonte pa u ndëshkuar, meqë ishte i famshëm.

Ai kërkoi falje në debatin e dytë, duke i quajtur komente private mes meshkujshs dhe mohoi që të kishte ngacmuar seksualisht gra. Por brenda një dite nëntë gra pretenduan se ai i kishte ngacmuar, duke i puthur dhe prekur në një mënyrë të ngjashme me pretendimet në kasetë.

Ai i quajti akuzat fabrikime, por disa nga gratë i kishin treguar miqve dhe kolegëve për ato ngacmime në kohën që kishin ndodhur.

Republican presidential candidate Donald Trump kisses a "Women for Trump" sign during a campaign rally in Lakeland, Florida, Oct. 12, 2016. Trump's poll numbers sank following allegations by numerous women that he had made unwanted sexual advances toward them.

Republican presidential candidate Donald Trump kisses a "Women for Trump" sign during a campaign rally in Lakeland, Florida, Oct. 12, 2016. Trump's poll numbers sank following allegations by numerous women that he had made unwanted sexual advances toward them.


Ditët e fundit, zoti Trump, pa paraqitur prova, ka shfaqur pretendimin se rezultati i zgjedhjeve është "i manipuluar" dhe se mashtrimet në votime do t'i kthejnë zgjedhjet në favor të zonjës Clinton.

Presidenti Obama tha të martën se Trump duhet të "ndalë ankimet" dhe të paraqesë argumenta para votuesve se pse duhet të zgjedhin atë.

Trego komentet

XS
SM
MD
LG