Lidhje

Clinton, Trump fitues në Nju York


Rrjetet televizive amerikane parashikojnë biznesmenin Donald Trump si fitues të garës republikane në shtetin e Nju Jorkut.

Votat janë ende duke u numëruar, por sipas parashikimeve, kandidati miliarder duket të ketë fituar me rezultat të thellë.

Anketat para mbylljes së qendrave të votimit e nxirrnin kandidatin Trump fitues me rezultat të thellë. Nju Jorku është shteti i tij i lindjes dhe selia e zyrave të perandorisë së tij të pasurive të patundshme. Rivalët e tij, senatori i Teksasit Ted Cruz dhe guvernatori i shtetit Ohajo John Kasich, nuk kishin shpresa për të fituar. Të dy e kishin përqëndruar vëmendjen në votimet e javës tjetër kur zhvillohen gara në pesë shtete.

Për demokratët, parashikimet nxjerrin fituese ish Sekretaren e Shtetit Hillary Clinton ndaj senatorit të Vermontit Bernie Sanders.

Të dy ata kanë lidhje të forta me Nju Jorkun. Sanders ka lindur në Nju Jork, ndërsa Clinton ka përfaqësuar këtë shtet në senat.

Fitoret nga Trump dhe Clinton mund t'u japin atyre një kryesim që pothuajse nuk mund të përmbyset dot më nga rivalët.

A man fills out a ballot at the Central Synagogue as polling stations open for the New York state primary elections in the Manhattan borough of New York, April 19, 2016.

A man fills out a ballot at the Central Synagogue as polling stations open for the New York state primary elections in the Manhattan borough of New York, April 19, 2016.

​Clinton ka siguruar 1758 delegatë ndaj 1076 të rivalit Sanders. Për të siguruar emërimin zyrtar të partisë kandidatit i duhen 2383 delegatë.

Para Nju Jorkut Trump kishte 744 delegates, ndërsa Cruz 559 dhe Kasich 144. Kandidatit republikan i duhen 1237 delegatë që të sigurojë emërimin e partisë.

Zyrtarët në Nju Jork ndërkohë i kanë kërkuar Bordit të Zgjedhjeve të japë sqarime për një numër parregullsish që u vunë re gjatë zgjedhjeve.

People wait in line to cast their ballots to vote in the New York primary elections at a polling station in the Brooklyn borough of New York City, April 19, 2016.

People wait in line to cast their ballots to vote in the New York primary elections at a polling station in the Brooklyn borough of New York City, April 19, 2016.

Mes parregullsive ishin disa aparatura votimi që nuk funksiononin, hapje me vonesë të disa qendrave të votimit dhe dhjetra mijëra votues që nuk ishin në lista.

Shefi i financave të Bashkisë së Nju Jorkut Scott Stringer tha se banorët e Nju Jorkut kanë humbur besimin tek Bordi i Zgjedhjeve.

"Ne do të gjejmë përse Bordi i Zgjedhjeve ishte kaq i paorganizuar, kaotik dhe i paefektshëm," tha ai.

Nuk pritej që këto probleme të kenë ndikuar në rezultatin e zgjedhjeve paraprake.

Trego komentet

XS
SM
MD
LG