Lidhje

Presidenti i zgjedhur Trump sulmon demokraten Clinton, për rinumërimin


Presidenti i zgjedhur i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump sulmoi të dielën demokraten Hillary Clinton lidhur me vendimin e saj për të marrë pjesë në përpjekjen për të rinumëruar votat në shtetet me diferencë të ngushtë votash, ku zoti Trump fitoi. Ai i kujtoi asaj se në një nga debatet mes tyre, zonja Clinton tha se humbësi duhet ta pranojë rezultatin e zgjedhjeve, edhe nëse nuk u pëlqen ai rezultat.

Në fushatën e tij, republikani Trump kishte thënë se votimet ishin “të manipuluara” për ta penguar atë, por ai po e quan përpjekjen e kandidates së Partisë së Gjelbër, Jill Stein për të bërë rinumërim në Uiskonsin, Miçigan dhe Pensilvanisë një “mashtrim” dhe e quajti qesharak vendimin e zonjës Clinton për t’ju bashkuar përpjekjes.

"Hillary Clinton e pranoi humbjen, kur më telefonoi pak para se të mbaja fjalimin e fitores dhe pasi rezultatet kishin dalë”, tha zoti Trump në Twitter. “Asgjë nuk do të ndryshojë”, vazhdoi ai.

Në një tjetër postim të Twitter, zoti Trump shkruante se demokratët, kur mendonin se do të fitonin, kërkuan që të pranohej numërimi i natës së zgjedhjeve, por shtoi se tani kanë ndryshuar mendje.

Trego komentet

XS
SM
MD
LG