Lidhje

Klinton në turneun e fundit si Sekretare Shteti


Hillary Clinton viziton sot Irlandën e Veriut, një nga ndalesat e saj të fundit si Sekretare amerikane e Shtetit.

Ajo viziton Belfastin mes tensioneve të reja në qytet mes kominiteteve protestante dhe katolike. Deputetët votuan në fillim të javës që flamuri britanik të mos ngrihet gjatë gjithë vitit në ndërtesat qeveritare. Dhuna shpërtheu në Belfast pas votimit të debatueshëm.

Mijëra njerëz kanë vdekur gjatë tre dekadave në dhunën sektare mes protestantëve që vazhdojnë të favorizojnë bashkimin m Britaninë dhe katolikëve që kërkojnë një Irlandë të bashkuar.
XS
SM
MD
LG