Lidhje

Clinton, Trump: Sulmet e Stambollit shtojnë vendosmërinë tonë


Ish Sekretarja amerikane e Shtetit, kandidatja e pritshme demokrate për presidente, Hillary Clinton, tha se sulmet në aeroportin e Stambollit janë një kujtesë se Shtetet e Bashkuara nuk mund të tërhiqen.

“Sulmi na shton më shumë vendosmërinë për ta mposhtur terrorizmin dhe xhihadizmin radikal në mbarë botën”, u shpreh ajo përmes një deklarate.

“Shtetet e Bashkuara duhet të thellojnë bashkëpunimin me aleatët dhe partnerët në Lindjen e Mesme dhe Evropë, për të përballuar këtë rrezik," tha zonja Klinton.

Ndërkaq, kandidati i pritshëm republikan për president Donald Trump duke reaguar për sulmin në aeroportin e Stambolit në Turqi tha se “rreziku terrorist nuk ka qenë kurrë më i madh se sot”.

“Shtetet e Bashkuara duhet të bëjnë gjithshka është në fuqinë e tyre për të përmirësuar sigurinë. Ne duhet të jemi të zgjuar në luftën ndaj grupit ISIS dhe duhet të jemi të ashpër”, u shpreh kandidati republikan.

XS
SM
MD
LG