Lidhje

Sekretarja Klinton me virus në stomak


Sekretarja amerikane e Shtetit, Hillary Clinton ka qenë e sëmurë, ajo humbi ndjenjat në shtëpi. Këtë njoftim e dha Depertamenti amerikan i Shtetit. Në një deklaratë sot, zëvendës-ndihmëssekretari i shtetit Philippe Reines, tha se zonja Clinton ishte prekur nga një virus në stomak, që ishte arsyeja që ajo humbi lëngjet dhe më pas i ra të fikët. Zyrtari amerikan tha se tani ajo është duke e marrë veten dhe po pushon në shtëpi. Me rekomandimin e mjekut, zonja Clinton do të punojë javën e ardhshme nga shtëpia, ndërsa do të qëndrojë vazhdimisht në kontakt me Departametnin e Shtetit dhe me zyrtarë të tjerë. Sekretarja e Shtetit i anuloi planet për të shkuar në Lindjen e Mesme dhe në Afrikën Veriore, për shkak të virusit në stomak. Zonja Clinton është 65 vjeçe.
XS
SM
MD
LG