Lidhje

Sekretarja Hillary Clinton në Azinë Juglindore


Zonja Clinton pritet të përqëndrohet më shumë në shqetësimet ekonomike sesa ushtarake gjatë turneut të saj

Sekretarja amerikane e Shtetit Hillary Clinton pritet të përqëndrohet më shumë në shqetësimet ekonomike sesa ushtarake në vazhdim të turneut që ajo po bën këtë javë në Azinë Juglindore.

Zonja Clinton, e cili arriti sot në Vietnam, pritet të njoftojë një seri propozimesh që synojnë zgjerimin e investimeve amerikane dhe eksportet në një rajon që ka disa prej ekonomive me rritjen më të shpejtë në botë.

Por shtimi i aktivitetit ekonomik amerikan në Azinë Juglindore mund të shihet si një sfidë nga Kina, e cila ka shprehur tashmë kundërshtime ndaj fokusit të ri strategjik të administratës Obama në rajonin e Paqësorit.

Që nga njoftimi për këtë ndryshim strategjik, Shtetet e Bashkuara kanë rigjallëruar lidhjet ushtarake me vendet e ndryshme - duke përfshirë Filipinet dhe Vietnamit – vende që ndajnë shqetësimet amerikane mbi fuqinë ekonomike dhe influencën ushtarake në rritje të Kinës.

Analistët presin që zonja Clinton të minimizojnë fërkimet me Kinën kur ajo të marrë pjesë nesër në një takim të ministrave të jashtëm rajonalë në Kamboxhia. Pritet që ajo të theksojë dëshirën e Uashingtonit për bashkëpunim me Pekinin.

Sekretarja amerikane e Shtetit Hillary Clinton theksoi nevojën që Vietnami të mbrojë të drejtat e njeriut.

Zonja Clinton tha sot në Hanoi pas takimit me ministrin e Jashtëm Pham Binh Minh se ishte e shqetësuar veçanërisht për burgosjen e aktivistëve, avokatëve dhe blogerëve për shprehjen paqësore të mendimeve.

Organizata Human Rights Watch me qendër në Nju Jork i kishte kërkuar sekretares Clinton ta ngrinte këtë çështje me zyrtarët vietnamezë, duke thënë se kufizimet në lirinë e internetit ishin një problem i madh.
XS
SM
MD
LG