Lidhje

Rumbold komenton sfidat e integrimit


Hapja e negociatave të Shqipërisë me Bashkimin Europian është një proces i gjatë, i cili kërkon shumë angazhim dhe rezultate të tjera në favor të integrimit dhe anëtarësimit. Pak ditë pasi Shqipëria ka marrë statusin e vendit kandidat, i ngarkuari me punë i Përfaqësuesi i Bashkimit Europian në Shqipëri, Klive Rumbold, tha se Shqipëria është në një pikë të përshtatshme, por hapja e negociatave nuk do të ndodhë nesër.

Anëtarësimi në BE
please wait
Embed

No media source currently available

0:00 0:03:31 0:00

“Shqipëria ka paraqitur një platformë shumë të qartë për reforma dhe hapi tjetër, pra hapja e negociatave, arrihet pasi të kryhen 5 detyrat kryesore që janë renditur në raportin e vitit 2013” - tha zoti Rumbold.

Këto 5 detyra kryesore nuk janë të lehta për t'u përmbushur, në fakt ato janë sfida për të ardhmen. - tha i ngarkuari me punë i BE-së në Shqipëri. - Qeveria ka hartuar një plan veprimi për të arritur secilën nga këto detyra, pra, kemi një plan veprimi të qartë për të kryer dhe rrugën për t'u ndjekur. Hapja e procesit të negociatave nuk është për nesër, sepse përpara është një rrugë shumë e vështirë për reforma në 5 fusha; administratë publike, luftë kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, reformë në sistemin gjyqësor, çështje të të drejtave njerëzore, si pronat dhe diskriminimet.

“Këto nuk janë çështje të lehta që zgjidhen për një natë - tha zoti Rumbold. - Këto kërkojnë shumë punë, energji dhe angazhim nga të gjitha palët për t'u arritur”.

BE do të vëzhgojë nga afër përparimin e qeverisë dhe të vendit në përmbushjen e këtyre detyrave. Gjithçka është në rrugën e duhur, theksoi ai, ndërsa i kushtoi vëmendje edhe përmirësimit të klimës politike në parlament. Sipas përfaqësuesit të BE në Tiranë, deputetët në parlament përfaqësojnë popullin dhe marrin vendime së bashku për të mirën e vendit. Ata nuk duhet të meren me çështje personale midis individëve parlamentarë, dhe as partitë politike nuk duhet të merren me këto lloj debatesh.

“Parlamenti duhet të mbështesë integrimin dhe të miratojë ligje që e afrojnë Shqipërinë me BE-në, - theksoi ai. - Deputetët nuk kanë shkruar atje pë punë personale, por qytetarët i kanë zgjedhur që të zhvillojnë vendin përpara drejt vlerave të Bashkimit Europian.

Bashkimi Europian i dha Shqipërisë statusin e vendit kandidat në fund të qershorit pas disa përgjigjeve negative, duke vlerësuar se demokracia dhe institucionet shtetërore shqiptare ishin forcuar në këtë periudhë. Ndërsa për antarësimin e plotë mbeten një sërë sfidash të reja.

XS
SM
MD
LG