Lidhje

Çmime të larta nafte për shkak të situatës në Lindjen e Mesme dhe Japoni

  • Mil Arcega

Çmime të larta nafte për shkak të situatës në Lindjen e Mesme dhe Japoni

Çmime të larta nafte për shkak të situatës në Lindjen e Mesme dhe Japoni

Çmimi i naftës së papërpunuar po rritet ndërkohë që ekspertët e energjisë shprehin shqetësim rreth ndikimit të luftimeve mes kryengritësve dhe forcave qeveritare, dhe zbatimit të zonës ndërkombëtare të ndalim-fluturimit, në prodhimin e naftës në Libi. Protestat në Bahrein, Jemen dhe Siri, së bashku me spekulatorët që ndikojnë tek kërkesa globale për naftë. E gjithë kjo ka sjellë paqëndrueshmëri në çmimet e naftës.

Në portin Zuitina, në verilindje të Bengazit, djegiet e çisternave të naftës nxjerrin në pah dëmet ndaj prodhimit të naftës në Libi, i cili është ulur nga 1,6 milionë fuçi në ditë ditë në më pak se 400 mijë.

Kryetari i Korporatës Kombëtare të Naftës në Libi, Shukri Ghanam thotë se vendi me dëshpërim dëshiron normalizimin e prodhimit të naftës.

“Ne do të kërkojmë dhënien e kontratave kompanive të huaja që janë të gatshme të punojnë në vendin tonë.”

Ndërprerjet e prodhimit kanë rezultuar në rritjen e çmimeve të naftës dhe shqetësime të reja se kryengritjet mund të përhapen në vende tjera të Lindjes së Mesme.

Dëmi i shkatuar nga tërmeti dhe cunami në Japoni vetëm se ka shtuar shqetësimet.

Në verilindje të vendit, kriza bërthamore në Fukushima po stabilizohet, por analistët thonë se Japonia ka të ngjarë të rrisë importet e naftës dhe gazit për të kompensuar humbjen e energjisë nga infrastruktura bërthamore e dëmtuar.

Oliver Roth është analist i tregut në bankën Close Seydler.

“Ndërhyrja në Libi për momentin nuk luan rol të madh në fokusin e tregjeve financiare. Ne jemi më shumë të përqëndruar në çmimet e naftës dhe situatën në Fukushima.”

Si rezultat, çmimet e naftës mbeten të paqëndrueshme. Jan Randolph nga organizata IHS Global Insight, parashikon që çmimet të kenë prirje për ngritje të larta.

“Kërkesat po rriten krahasuar me ofertën. Për këtë arsye çmimet e naftës janë rritur gjatë viteve të fundit, por ngritjet e fundit i shtohen rritjeve të mëparshme më të mëdha. Dhe kjo rrit me 10-20 dollarë faktorin e rrezikut që ndikohet nga tregje të paparashikueshme nga dita në ditë”.

Për shumë njerëz në Japoni, jeta e përditshme nuk është e zakonshme.

“Ende ka shqetësime për mungesë të furnizimeve me karburant. Ne jemi duke shfrytëzuar karburantin me racione 20 litra në ditë për person dhe nganjëherë duhet të pres në radhë katër ose pesë orë për t’u furnizuar me karburant. Jam i shqetësuar se si do të zgjidhjet kjo në të ardhmen.”

Ekspertët thonë se çmimet e naftës ka të ngjarë të arrijnë shifrën 120 dollarë për fuçi në muajt e ardhshëm.

Ekonomistët thonë se kjo do të shkaktojë rritjen e çmimeve të ushqimit dhe benzinës duke shtuar presionin ndaj rimëkëmbjes së dobët globale.

XS
SM
MD
LG