Lidhje

Çmimet e naftës arrijnë nivelin më të lartë që nga shtatori i vitit 2008


Anti-government protesters watch on a big screen as Egyptian President Mubarak makes a televised statement to his nation in Tahrir Square in downtown Cairo, Egypt Thursday, Feb. 10. (AP Photo/Emilio Morenatti)
Anti-government protesters watch on a big screen as Egyptian President Mubarak makes a televised statement to his nation in Tahrir Square in downtown Cairo, Egypt Thursday, Feb. 10. (AP Photo/Emilio Morenatti)

Çmimet e naftës në botë u ngritën sot edhe më shumë, duke arritur në nivelin më të lartë që nga shtatori i vitit 2008.

Në bursën e Londrës, çmimi i naftës së papërpunuar u ngrit me 2.53 dollarë për fuçi, duke arritur në 118.50 dollarë për fuçi. Edhe në New York çmimet u ngritën ndjeshëm.

Ekonomistët thonë se çmimi i naftës po ngrihet nga shqetësimet se konflikti në Libi mund të shtrihet në vendet e tjera prodhuese të naftës në Afrikën veriore dhe në Lindjen e Mesme.

Eksportet e naftës së Libisë janë shkurtuar me rreth 1 milion fuçi në ditë nga 86 milion fuçi që konsumon ekonomia botërore çdo ditë.

Prodhues të tjerë të naftës kanë një kapacitet prej rreth 4 milion fuçi në ditë dhe çdo ndërprerje eksporti do të shkaktonte proble në gjithë botën.

Ngritja e çmimit të naftës pasohet edhe me shtimin e shqetësimeve rreth ngritjes së inflacionit, i cili mund të pengojë rimëkëmbjen e ekonomisë globale.

XS
SM
MD
LG