Lidhje

Çmimet e ushqimeve dhe naftës po rriten në Shqipëri


20/10: Các chiến binh cách mạng ăn mừng lúc chiếm được thị trấn Sirte, Libya. Moammar Gadhafi bị hạ sát hôm thứ Năm khi lực lượng cách mạng tràn ngập Sirte, thị trấn quê nhà của ông, thành trì kháng cự quan trọng cuối cùng hai tháng sau khi chế độ sụp đổ.
20/10: Các chiến binh cách mạng ăn mừng lúc chiếm được thị trấn Sirte, Libya. Moammar Gadhafi bị hạ sát hôm thứ Năm khi lực lượng cách mạng tràn ngập Sirte, thị trấn quê nhà của ông, thành trì kháng cự quan trọng cuối cùng hai tháng sau khi chế độ sụp đổ.

Rritja e çmimeve të mallrave ushqimore dhe karburanteve në Shqipëri solli rritjen e menjëhershme të inflacionit përtej kufijve të parashikuar 2-4 për qind. Specialistët pohojnë se ekonomia shqiptare është e varur strukturalisht nga mallrat e importit, ndërsa tregtarët pohojnë se shitjet ranë në mënyrë të menjëhershme. Çmimet në tregjet ushqimore të Shqipërisë po rriten ndjeshëm dy javët e fundit pothuajse për çdo produkt, duke rritur edhe inflacionin deri në 4,5 për qind. Po ashtu edhe çmimi i karburanteve është jashtë kontrollit dhe rritet gradualisht nga 10 cent për litër çdo javë.

Beni, tregtar i ushqimeve me pakicë, thotë se çmimet po rriten nga 20-30 cent për kilogram në çdo produkt. Rritja është e njëllojtë si për mallrat që vijnë nga nga Greqia ashtu edhe nga Italia; dy shtetet që mbajnë peshën kryesore të shkëmbimeve tregtare me Shqipërinë. “Siç na thonë tregtarët e shumicës, çmimet po rriten në rang botëror. Nafta, doganat, mielli po rriten gjithandej. Mirë nuk është kjo punë, por ky është realiteti. Njerëzit nuk kanë fuqi blerëse. Ata tani blejnë dhe konsumojnë më pak si në numrin e produkteve ashtu edhe në sasinë e tyre” - thotë ai.

Profesori i njohur i politikave ekonomike në Universitetin Europian të Tiranës, Ardian Civici, thotë se ekonomia shqiptare ka një varësi strukturore nga tregjet ndërkombëtare si për ushqimet ashtu edhe për karburantet. “Në rastin e ushqimeve, bujqësia shqiptare prodhon maksimumi vetëm 70 për qind të nevojave që ka vendi për konsum. 30 për qind të nevojave të Shqipërisë përballohen nga tregu ndërkombëtar. Nga ana tjetër është edhe një problem tjetër strukturor. Konsumi në Shqipëri është i ndarë ne dy pjesë: konsumi në zonat urbane ku mbizotërojnë tregjet e mëdha dhe ku produktet e përpunuara apo ato të freskëta vijnë nga importi. Përballë kësaj është konsumi tjetër i gjendjes së gjallë nga banorët e zonave rurale, që konsumojnë ushqimet që prodhojnë vetë në pamundësi për të arritur apo për të konkurruar tregjet e mëdha. Ndërkaq një pjesë e madhe e industrisë agro-ushqimore shqiptare, megjithë investimet në teknologji, lëndët e para i marrin nga importi. Pra, në tërësi jemi shumë të ndjeshën karshi çdo ndryshimi që ndodh në tregjet ndërkombëtare për sa i takon ushqimit. E njëjta gjë është edhe për naftën, sepse 70 për qind e nevojave tona për naftë apo hidrokarbure i marrim nga importi” - thai ai.

Fadili, tregtar i prodhimeve bujqësore vendase thotë se qytetarët janë tërhequr mjaft nga rritja e çmimeve dhe shitjet janë përgjysmuar, dhe për këtë faktorët janë të shumtë, krahas krizës ekonomike botërore. “Të gjitha llojet e taksave janë ngritur si lokale, si doganore. Prandaj kanë ardhur edhe rritjet e çmimeve. Blerja nga klientët ka rnë pothuajse 50 për qind. Nuk ka më shitje si përpara. Rrogat janë të vogla, pensionet janë të vogla, gjendja ka shkuar aty ku nuk ka ku të shkojë më” - tha ai.

Tregtarët thonë se rritja e çmimeve po vjen nga Europa. Ata besojnë se ulja e çmimit të karburanteve mund të ulë edhe çmimet e ushqimeve. Profesor Civici thotë se nuk është normale që Shqipëria është kaq shumë e ekspozuar karshi rreziqeve të tregut ndërkombëtar, ndaj edhe nevojitet të ndërmerren politika serioze reflektuese për të ndryshuar këtë gjendje nga ana strukturore. Sipas tij, ligjet për rregullime në treg dhe shmangien e spekullimeve ekzistojnë por nuk zbatohen, sidomos në fushën e hidrokarbureve.

“Ka shumë operatorë në treg që janë të pakontrollueshëm, që janë jashtë sistemit të verifikimit. Kjo sjell faktin që me të dëgjuar që është rritur çmimi i naftës në botë e rritin edhe ata këtu brenda, gjë që nuk ndodh kur çmimi ulet në tregjet ndërkombëtare. Pra, mendoj që janë dy faktorë: së pari zbatimi me rigorozitet i ligjit për çdo licencë që jepet, qoftë për importuesit, qoftë edhe për shpërndarësit me shumicë ose me pakicë, të kërkohet me këmbëngulje funksionimi i sistemit të rezervës dhe, së dyti, gjithë mekanizmat për ta disiplinuar dhe kontrolluar këtë treg, në mënyrë që të mund të ndalohen këto lloj procesesh spekullative” - thotë profesor Civici.

Shqipëria është ndër vendet e pakta rurale me më tepër se gjysmën e popullsisë në fshat që ende ka mungesë të produkteve ushqimore. Krahasuar me vendet e rajonit Shqipëria ka nivelin më të lartë të tokave të lëna djerrë, rendimente prodhimi nën mesataren e vendeve të rajonit dhe një shkallë të ulët të modernizimit të bujqësisë. Prodhimi i pakët i bujqësisë shqiptare nuk ka fuqi që të ulë çmimet e mallrave të jashtme, por përkundrazi shitësit i barazojnë çmimet e mallrave vendase me ushqimet e importit, sepse tani është importi që dikton çmimet.

Të ngjashme

XS
SM
MD
LG