Lidhje

Rënie e ndjeshme e çmimeve të naftës


Çmimet e naftës pësuan një rënie të madhe sot no tregun botëror duke shkaktuar një zhvlerësim të madh në çmimet e aksioneve.

Rënia e sotme goditi rëndë kompanitë e naftës dhe gazit, ndërkohë që ky sektor ka përjetuar probleme të shumta me rënien e çmimit të karburantit kohët e fundit.

Çmimi i naftës në bursën amerikane ra nën 27 dollarë për fuçi, ndërkohë që tregu global i naftës po përjeton ofertë më të madhe se kërkesa. Karburanti po shitet tani me çmimin më të ulët që në maj 2003. Gjendja nuk duket se mund të përmirësohet së shpejti, deri në rritjen e kërkesës.

XS
SM
MD
LG