Lidhje

Çmimi i një shkolle biznesi nxit strategji të reja globale për pastrimin e ujit


Çmimi i një shkolle biznesi nxit strategji të reja globale për pastrimin e ujit
Çmimi i një shkolle biznesi nxit strategji të reja globale për pastrimin e ujit

Rreth një miliard njerëz në botë nuk kanë mjaft ujë të pastër. Më shumë njerëz vdesin nga sëmundjet e shkaktuara nga uji i ndotur, si dizenteria dhe kolera, se sa nga luftërat. Për të zgjidhur këtë krizë humanitare të shëndetit publik, një nga shkollat më të njohura të biznesit në Nju Jork organizoi një konkurs ndërkombëtar për gjetjen e mënyrave të furnizimit me ujë për disa nga vendet më të varfëra të botës.

Shkolla Hult e Biznesit Ndërkombëtar ka bashkëpunuar me organizatën jo qeveritare Water.org për të sfiduar studentët e biznesit në botë për gjetjen e një mënyre për furnizimin me ujë të pastër të 100 milionë njerëzve në 5 vitet e ardhshme. Ekipe nga 6 universitete, nga 1 mijë që aplikuan, arritën në fazën finale të garës në Nju Jork. Ekipi fitues, Universiteti Cambridge i Britanisë së Madhe, theksoi në prezantimin e tij se mes njerëzve që janë në fundin e piramidës globale ekonomike -popullata më të varfër e botës, telefonat celularë janë

“Ne do të përpiqemi ta lidhim përdorimin e telefonave celularë me diçka që është më e rëndësishme për komunitetet më të varfëra të botës, ujin dhe infrastruktura sanitare”.

Çmimi 1 milion dollarë i fituar nga ekipi i Universitetit Cambridge duhet të ndihmoj këtë përpjekje, ashtu siç do bëjnë edhe organizata Water.org dhe Nisma Globale Klinton, një fond zhvillimi i themeluar nga ish presidenti amerikan Bill Klinton. Zoti Klinton përshëndeti finalistët e garës së organizuar nga Shkolla e Biznesit Hult për ofrimin e zgjidhjeve praktike. “Pyetja më e rëndësishme e shekullit 21”, tha presidenti, “është si mund të realizohet një gjë e tillë”?

“Arsyeja e dhënies së çmimit në këtë konkurs nuk është vetëm për propozimin që ofroni, mënyrën se si do ta realizoni dhe sa do të kushtojë ai; por edhe për mënyrën se si do t’i ktheni synimet tuaja në ndryshime të vërteta?”

Akanksha Hazari shpjegon:

“Së pari duhet të ndërtojmë infrastrukturën. Këtë do ta bëjmë duke shfrytëzuar platformën ekzistuese të kredive për ujin, ku grupet e grave për të ndihmuar veten marrin kredi për pastrimin e ujit nga institucionet mikrofinanciare. Ato pastaj e shfrytëzojnë kredinë për ndërtimin e infrastrukturës së pastrimit të ujit përmes partnerëve nga organizatat lokale jo-qeveritare”.

Akanksha Hazari thotë se faza e dytë përfshin partneritetin me kompanitë lokale të telekomunikimit duke krijuar një program të ashtuquajtur “besnikëria e korporatave”. Kur banorët përdorin celularët, ata fitojnë pikë nga kompanitë telefonike. Pastaj pikët e fituara shndërrohen në para të cilat kthehen në komunitet përmes financimit të projekteve për pastrimin e ujit.

Geri Uajt, themelues dhe drejtor ekzektutiv i organizatës Water.org, i tha Zërit të Amerikës se filantropia është e rëndësishme në këtë proces, por nuk është e mjaftueshme:

“Mendoj se kemi nevojë për lloje të reja kapitalesh. Asnjëherë nuk do të ketë para të mjaftueshme nga organizatat bamirëse dhe zgjidhjet prej tyre nuk janë të ndryshueshme. Nëse do të kishim më shumë kapital komercial për këtë synim do të kishim një fillim të mirë”.

Administratorët dhe profesorët e shkollës Hult thonë se modeli fitues i Universitetit Cambridge tregon se angazhimi i komunitetit të biznesit në trajtimin e një problemi social serioz është faktor i rëndësishëm. Duke kanalizuar kapitalin për ndërtimin e projekteve të ujit në komunitetet e varfëra, kompanitë e telekomunikimit nuk trajtojnë vetëm këtë nevojë urgjente, por gjithashtu zgjerojnë bazën e tyre të konsumatorëve dhe rrisin fitimin.

XS
SM
MD
LG