Lidhje

DASH kritikon publikimin e ditarit të amb.Stevens


Zëdhënësi i Departamentit amerikan të Shtetit Philippe Reines thotë se është “e neveritshme” që kanali CNN ka publikuar përmbajtjen e ditarit të ambasadorit amerikan Christopher Stevens, megjithë kundërshtimet e familjes.

CNN shkruan në faqen e tij të internetit se publiku ka të drejtën të informohet mbi ato që ka mësuar media për shqetësimet dhe kërcënimet që i kanoseshin ambasadorit amerikan në Libi, para se ai të humbte jetën gjatë sulmit në konsullatën e Bengazit së bashku me tre amerikanë të tjerë.

CNN thotë se informacini në ditar ngre pyetje përse Departamenti i Shtetit nuk ka bërë më shumë për të mbrojtur ambasadorin.

XS
SM
MD
LG