Lidhje

Koalicioni kryen sulme ajrore në Sirinë veriore


Pentagoni tha se avionët e koalicionit nën udhëheqjen e Shteteve të Bashkuara goditën të shtunën Sirinë veriore, pranë kufirit me Turqinë. Objektiv i sulmit ishin militantët e Shtetit Islamik në një qytet me banorë kurdë, i cili ka qenë i rrethuar nga ekstemistët gjatë 11 ditëve të fundit.

Aktivistët dhe zyrtarët kurdë thanë se luftëtarët e Shtetit Islamik e qëlluan me raketa qytetin që njihet me dy emra, Kobane dhe Ain al-Arab. U njoftua se të paktën 12 persona u plagosën në sulmet me raketë. Nuk pati njoftim për viktima nga sulmet ajrore të koalicionit.

Komanda Qendrore amerikane tha se në të shtata misionet ajrore të koalicionit morën pjesë Arabia Saudite, Jordania dhe Emiratet e Bashkuara Arabe.

Rrethimi i qytetit nga Shteti Islamik bëri që të shkojnë 160 mijë refugjatë në Turqi, ndërsa qindra luftëtarë kurdë nga Turqia shkuan në mbrojtje të qytetit sirian.

XS
SM
MD
LG