Lidhje

Vrasësi i Kolorados mund të mos dënohet


Një gjykatës amerikan ka pranuar kërkesën e autorit të sulmit në një kinema të Kolorados për t’u shpallur i pafajshëm për arsye të shëndetit mendor.

Kërkesa e të akuzuarit 25 vjeçar, James Holmes hyri sot në fuqi. Ai akuzohet për vrasjen e 12 personave dhe plagosjen e 70 të tjerëve korrikun e kaluar, kur hapi zjarr mbi audiencën që po ndiqte filmin Batman në një kinema në zonën e Denverit.

Masakra ishte një nga më të rëndat që rindezi debatit e vjetër në Shtetet e Bashkuara sesi të zgjidhet problemi i dhunës së armëve dhe njerëzve që kanë problem të shëndetit mendor.

Holmes duhet t’i nënshtrohet tani një vlerësimi mendor për të përcaktuar nëse ai ishte i çmendur në kohën e incidentit – një proces ky që mund të zgjasë disa muaj.

Prokurorët kanë hedhur poshtë pretendimet për probleme mendore. Ata thonë se Holmes planifikoi sulmin në mënyrë metodike, duke përdorur disa armë për të qëlluar mbi audiencën në kinema.

Një juri mund ende ta shpall Holmesin fajtor për më shumë se 160 akuza për vrasje, tentativ vrasjeje dhe krime të tjera, që mund të sjellë dënimin me vdekje.

Trego komentet

XS
SM
MD
LG