Lidhje

Rëndësia e pirjes së rregullt të ilaçeve


Shumë pacientë, të cilët vuajnë nga sëmundjet e zemrës ose kanë patur ndonjë formë të hemoragjisë cerebrale, nuk i pinë ilaçet siç rekomandohet. Një studim tregon se pacientët kanë ndërprerë pirjen e ilaçeve vetëm tri muaj pasi kanë patur hemoragji. Një studim i ri në Britaninë e Madhe thotë se nëse pacientët me sëmundje zemre pinë një tabletë në vend të disa tabletave, ata ka më shumë të ngjarë të vazhdojnë ta marrin ilaçin që u është dhënë.

Pacientët që rrezikohen nga infarkti apo hemoragjia cerebrale marrin disa ilaçe. Disa mund të shërbejnë për uljen e tensionit, disa mund të kontrollojnë nivelin e kolesterinës. Ndonjë ilaç tjetër u jepet për të parandaluar infarktin.

Henryk Pycz ka tension dhe diabet. Ai mori pjesë në një studim për të parë nëse do të ishte më mirë që të pakësonte numrin e ilaçeve..

"Pija disa ilaçe që shkonin deri shtatë tableta në ditë”.

Dr. Simon Thom i Institutit Kombëtar të Zemrës dhe Mushkrive në Kolegjin Imperial të Londrës, e dinte se ishte e vështirë për pacientët t’i pinin të gjitha ato ilaçe.

"Ne e dinim se kishte mangësi të mëdha në kujdesin shëndetësor dhe në përdorimin e ilaçeve parandaluese, veçanërisht në vendet me të ardhurat më të ulta”.

Dr. Thom udhëhoqi një studin që përfshinte dy mijë pacientë. Pothuajse 90 përqind e tyre kishin patur hemoragji cerebrale ose sëmundje zemre. 10 përqindëshi tjetër ishin në rrezik për t’u prekur nga probleme të tilla. Gjysma e pacientëve pinë çdo ditë një ilaç të quajtur politableta, që përmbante element për uljen e tensionit dhe ilaçe të tjera si aspirina për parandalimin e mpiksjes së gjakut. Pacientët e tjerë u këshilluan të vazhdonin me ilaçet që pinin rregullisht.

“Nga fundi i testimit më shumë pacientë pinin një dozë të caktuar poli-tablete se sa ata në grupin me ilaçet që pinin rregullisht”.

Pacientët që pinin politabletën shënuan përmirësim të dukshëm në mbajtjen nën kontroll të tensionit dhe të kolesterinës. Dr. Pycz thotë se ai mësoi gjithashtu diçka tjetër, duke marrë pjesë në studim.

"Kjo më ndihmoi të kuptoja se mbajtja nën kontroll e numrit të ilaçeve është me rëndësi. Politableta do të thotë të pish gjithmonë të njejtën dozë të kimbinuar”.

Dr. Thom thotë se studimi nxorri në pah ndërlikime të mëdha, sidomos për ata që nuk i pinin ilaçet rregullisht.

“Politableta krijon mundësi të mëdha për të pirë rregullisht të gjitha dozat e ilaçeve dhe kështu efekti i tyre është më i madh”.

Dr. Thom thotë se kjo ndodh për arsye se ata që në fillim të studimit kishin prirjen të mos i pinin rregullisht të gjitha ilaçet, me këtë politabletë i pinin të gjitha ato që u kishte këshilluar mjeku.

Studimi u botua në Revistën e Shoqatës Amerikane të Mjeksisë.

XS
SM
MD
LG